U promovua në Serie A, Monza e Berlusconit dëshiron 4 goditje të mëdha

Monza është ngjitur në Serie A dhe tashmë Berlusconi dëshiron ta freskojë ekipin me lojtarë të cilët mund të sigurojnë mbijetesën por edhe për më shumë.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e klubit kanë piketuar tre lojtarë nga Cagliari dhe pritet që të takohen për të mbyllur transferimin e Jao Pedro, Nandez dhe Carboni.

Monza është duke parë edhe mundësinë e transferimit të portierit Gollini, i cili është në pronësi të Atalantës por i huazuar te Tottenham.

Gjithashtu më herët ata janë duke u interesuar edhe për Pinamonti i Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.06.2022 11:07