Tentoi të kalonte me pasaportë të falsifikuar, shqiptari kapet në aeroportin e Prishtinës

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të kalojë në Aeroportin e Prishtinës me pasaportë të falsifikuar greke.

Sipas policisë,  shqiptari kishte siguruar një leje qendrimi greke, e cila është falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte prezantuar pasaportën e R. Shqipërisë, të vendosur një leje qëndrimi të Shtetit të Greqisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shtuar 14.03.2021 03:03