“Ronaldo është mbreti i Champions, Juve dështon prej 25 vitesh”

Ish-sulmuesi italian, Antonio Kasano i ka dalë në krah Cristiano Ronaldos, i cili u kritikua, pas eliminimit të Juves nga Liga e Kampioneve.

Cassano u shpreh se CR7 është mbreti i Championsit, duke theksuar se problemi qëndron tek skuadra italiane, që dështon prej 25 vitesh në ëktë kompeticion.

“Jam i kënaqur kur shikoj dyshime për Cristiano Ronaldon, i cili e ka fituar Ligën e Kampioneve 5 herë dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit. Të gjithë duhet të kuptojnë se Ronaldo dhe ekipet ku ai luan, janë dy gjëra të ndryshme.

Ai është mbreti i Champions-it, Juventusi dështon në Champions prej 25 vitesh. Nuk ka statusin e Bayernit, Liverpoolit apo edhe të Milanit. Fitojnë në Itali sepse kanë shumë para, por kjo nuk funksionon në Europë. Pa një traditë fituesi, duhet të presë si rasti tani 25 vite ose më shumë për trofeun”, tha Cassano.


Shtuar 14.03.2021 16:22