Tentoi të kalonte kufirin me kanabis me vete, arrestohet francezi në Qafë Thanë

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar francez, i cili ka tentuar të kalojë kufirin me lëndë narkotike me vete.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit francez J-B. Ch., 39 vjeç, banues në Grande Rue, Francë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të kontrollit që shërbimet e Stacionit të​ Policisë Kufitare Qafë Thanë,​ ushtruan në automjetin tip “Fiat” që ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 20.10.2021 15:19