Xavi Simons, një tjetër rast “Mbappe” për PSG

Paris Saint Germain mund të humbasë një talent verën e ardhshme. 18-vjeçari Xavier Simons shihet si një nga mesfushorët më premtues por duket se është penduar për largimin nga Barcelona në 2019-ën.

Mesfushori nuk konsiderohet aspak nga Pochettino për skuadrën e parë dhe lojtari holandez ka kërkuar largimin nga parizienët.

Me një agjent si Mino Raiola, talenti 18-vjeçar është në fundin e kontratës me PSG-në dhe nuk ka ndërmend të rinovojë pasi dëshiron një ekip ku mund të luajë titullar menjëherë.


Shtuar 20.10.2021 15:19