Tentoi të fuste drogë në burgun 313, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Tiranë pasi ka tentuar të fusë lëndë narkotike brenda burgut 313.

Të riut, droga i është kapur nga shërbimet  e kontrollit të regjimit të brendshëm.

“M. P., 24 vjeç, sepse tek IEVP në rrugën “Jordan Misja” është kapur nga shërbimet  e kontrollit të regjimit të brendshëm, duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,” thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 13:02