Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me tensionet mes banorëve dhe policisë në lagjen “5 Maji”. Rama është shprehur se ajo që po shikojmë nuk është dhunë, por ushtrim i forcës së ligjit.
Gjithashtu kryeministri Rama tha se asnjë banor nuk do të hidhet në rrugë.
“Të gjithë banorët kanë mundësi të përfitojnë të drejtat që u takojnë. Asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por zhvillimi i këtij vendi nuk merret peng nga askush. Nuk është dhunë, por ushtrimi i forcës së ligjit për ata që i dalin përpara shtetit me forcë” tha Rama./albeu.com