“Tensionet në veri të Kosovës show politik”/ Rama “ironizon” ushtrinë serbe: Ka zero fuqi

Kryeministri, Edi Rama, komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rama tha se prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një show i politikës së brendshme, ndërsa theksoi se fuqia e ushtrisë serbe në kufi është zero.

Edi Rama: Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Nuk mund të bëjë asgjë. Ka të bëjë vetëm m politikën e brendshme.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë. Ai ka marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.

Deri më tani 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë protetsatve në veri. Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Si pasojë e tensioneve SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

NATO-ja do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë dhe do të vendosë një batalion tjetër në gjendje gatishmërie të lartë. Kjo, pasi trazirat në vend u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe në zonën veriore./albeu.com/

/albeu.com/