Tensionet në veri, Kurti: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka komentuar situatën e një ditë me parë në veri, është shprehur se ajo që ndodhi dje është zbatimi i vullnetit popullor për kryetarët e rinj të Komunave.

‘Sa i përket ditës së djeshme, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se krejt cka kemi synuar është që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhje demokratiek të kenë qasje në zyrat e tyre ku duhet t’iu shërbjenë qytetarëve. Dhe besoj për këtë do ta kemi edhe mbështetjen ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Ndëkrohë sa i përket kritikabve të ardhura nga SHBA he BE, Kurti i pyetur nga gazetarët për këtë gjë, u shpreh se Kosova ka mbëhstetjen e ndërkombëtarëve.

“E kemi dhe mirë po shkon puna”, tha Kurti.

 


Shtuar 27.05.2023 21:32