Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar, me serbët në protesta që prej 29 marsit, ndërsa ndërkombëtarët po i bëjnë thirrje palëve që të ulen në bisedime.
Policia njofton se dje është sulmuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës në fshatin Soqanicë të Leposaviqit dhe Zveçan.
“Soqanicë, Leposaviç 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rasti në Zveçan ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Ankuesja femër kosovare gazetare ka informuar se gjatë përcjelljes së protestës është sulmuar fizikisht nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”.
Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq./albeu.com/