Vazhdojnë për të katërtën dite radhazi protestat në veri të Kosovës.
Qytetarët serbë kundështojnë kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë të paktën 30 ushtarët të KFOR-it janë lënduar gjatë protestave të dhunshme.
Në lidhje me këtë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”.
Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – komunë në veri të Kosovës – lanë 30 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues, më 29 maj.
Trazirat në veri të Kosovës u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në këtë zonë me shumicë serbe, më 26 maj./albeu.com/