Tensionet Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Po qe nevoja do të bëjmë hapa të tjerë, dialogu do vazhdojë

Tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë temë e bisedës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të henen, 19 qershor 2023, në Berin.

“Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”, tha Stoltenberg pas takimit në Berlin.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie.  Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e falënderoi Scholz-in për rolin udhëheqës që ka marrë në këtë çështje.

Ndërkohë Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, kreu i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kërkoi të hënën Prishtinës dhe Beogradit që të fillojnë bisedimet dhe të ndalojnë “retorikën e tyre të padobishme”: “Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të shmangin retorikën e panevojshme dhe ta përballojnë këtë sfidë duke u kthyer në tryezën e bisedimeve, e cila është mënyra e vetme për të zgjidhur situatën”, u tha ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Borrell ne pritje te pergjigjes nga Prishtina dhe Beogradi

Edhe Brukseli pret “hapa të prekshëm” nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për të reduktuar përshkallëzimin në Kosovë. Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të jashtme,  Peter Stano, tha se kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç ende nuk e kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Bruksel për “takimin e krizës”, në të cilin Borrell i ftoi për të gjetur një zgjidhje për krizën e fundit në veri të Kosovës dhe diskutojnë zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Peter Stano përmendi dy takime të ardhshme, duke përfshirë samitin e BE-së më 29-30 qershor, ku vendet anëtare të BE-së mund të diskutojnë masat kundër të dy palëve nëse nuk arrijnë të bashkëpunojnë.

Përpjekja e Brukselit për të ndërmjetësuar vjen pasi shkallëzimit të tensioneve, kur Serbia arrestoi tre policëve kosovarë. Sipas kryeministrit Albin Kurti, ata ishin në territorin e Kosovës dhe u rrëmbyen nga forca speciale serbe. Serbie në të kundërt thotë se  policët ishin në territorin serb. KFOR ka deklaruar, se nuk është e qartë, se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit të tyre nga forcat serbe.

Ndalimi i policëve të Kosovës është episodi i fundit në javët e tensionit mes dy palëve pas zgjedhjeve të diskutueshme në veri të Kosovës, që banohet me shumicë serbe. Më 30 maj, ushtarë të Kfor-it,  u plagosën gjatë trazirave të organizuara nga serbët etnikë në veri të Kosovës./ dw/


Shtuar 20.06.2023 07:59