Temperaturat ulen lehtë, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites.

Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore duke rrezikuar edhe shira të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 08:07