Temperaturat mbi 40 gradë, si do të ndryshojë moti pasdite

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të regjistrojë temperatura të larta. Deri në orët e mesditës mbetemi me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore. Por, sipas MeteoAlb, parashikohet që orët vijuese t’i bëjnë vranësirat të dukshme në të gjithë Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara kryesisht në Veri të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 07:57