Televizioni rus mbyll transmetimin me “Liqenin e Mjellmave”, domethënia e saj shumë e fortë (VIDEO)

Një nga mediat e fundit të lajmeve të pavarura ruse, TV Rain, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori i telekomunikacionit i Rusisë kishte bllokuar tashmë TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”, sipas raporteve.

Të enjten, media transmetoi edicionin e saj të fundit në internet.

“Jo luftës,” tha Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit, ndërsa punonjësit dolën nga studioja.

Më pas, kanali filloi të shfaqte pamjet e “Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit.

Baleti u përdor në mënyrë famëkeqe në transmetimet e radios dhe televizionit të epokës sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjen e liderëve, dhe më vonë në një grusht shteti të vitit 1991 që do të kontribuonte në fundin e Bashkimit Sovjetik./albeu.com

 


Shtuar 4.03.2022 07:50