Telashe për një tjetër politikan socialist? Kryetari i Bashkisë së Krujës paraqitet në SPAK

Pas arrestimi të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, një tjetër politikan socialist duket se është në telashe.

Bëhet fjalë kryetarin e bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Bushi është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK-ut. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

Dy ditë më parë ra në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të SPAK pas hetimeve disamujore, pasi dyshohej për kryerjen e veprave penale të korrupsionit dhe abuzimit me tendera.

Tenderi që çoi pas hekurave Allën së bashku me zyrtarët është ai i ndërtimit të ujësjellësit të lagjes së vjetër, Bulqizë, me vlerë 322.439.000 lekë të rinj.
/albeu.com/


Shtuar 17.03.2023 10:31