Dani Alves është arrestuar nga policia spanjolle pasi dha një deklaratë në komisariat. Braziliani akuzohet për një sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze në klubin e natës Sutton në Barcelonë dhe e ka deklaruar këtë të premte në komisariat.
Lojtari u transferua në një makinë policie në gjykatë dhe tani gjyqtari do të vendosë nëse braziliani do të qëndrojë në brug apo do të lihet i lirë.
Viktima e denoncoi ish-futbollistin për prekje jo konsensuale në ambientet e sipërpërmendura gjatë festave të kaluara të Krishtlindjeve. Lojtari u denoncua më 2 janar dhe tashmë ka dhënë një deklaratë në komisariat.
Dani Alves u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar. Braziliani nënshkroi për Pumas dhe luajti në Kupën e Botës me ekipin brazilian. /albeu.com