Tea Trifoni nuk është beqare dhe sapo e konfirmoi. Në një postim në Instagram ajo ka koleksionuar për ndjekësit dhe disa foto, ku njëra prej tyre tregon dhe djalin që I ka marrë zemrën.
E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.
“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.
Edhe pse vendosi që të mos e zbulonte plotësisht portretin e tij, ajo na tregoi se është më e lumtur se kurrë me partnerin e saj.
Dyshohet se emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon.
View this post on Instagram