Të vaksinuar me dy doza Pfizer, “Delta” kthen në shtëpi dy shqiptarë në Kapshticë

Dy persona janë kthyer nga pala greke në doganën e Kapshticës pasi kanë rezultuar pozitivë për variantin Delta të Covid-19.

Burime për Report Tv thanë se dy të infektuarit, kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.

Aktualisht ata ndodhen nën masën e karantinës, ndërsa pritet përgjigja e analizave nga Ministria e Shëndetësisë.


Shtuar 26.07.2021 16:03