Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.
Policia njofton se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi Jaser Osmani, 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com