Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Divjakën mbrëmjen e sotme.
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri në fshatin Ferras.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri”, thotë policia.