Të shtëna me armë zjarri në Çikago, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

Në orët e para të së dielës në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë dëgjuar të shtëna.

Mediat amerikane, teksa i referohen policisë thonë se 2 persona humbën  jetë, ndërsa 13 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se një person kishte hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish, që ishte duke festuar në ambientet e një biznesi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit të së dielës. Viktimat dhe personat e plagosur janë të moshës nga 20 deri në 44 vjeç.

Në vendngjarje polici gjeti edhe 4 armë zjarri, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.


Shtuar 14.03.2021 10:03