Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Librazhd.
Burime për AlbeEu bëjnë me dije se një persona ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
I plagosuri, Shpëtim Skura 35 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanën sesi ndodhi plagosja.
Ndërkohë autori, i identifikuar si Albi Biçaku rreth 27 vjeç, është shpallur në kërkim./albeu.com