Një plagosje me armë ka ndodhur mbasditen e së mërkurës, në Kamëz, ku pas një sherri banal mes dy adoleshentëve, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi tjetrin.
18-vjeçari Armir Hasa, personi që shihni në foto, ka plagosur me armë zjarri 16 vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Hasa pas aktit është larguar nga vendngjarja dhe ëhstë shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.
16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.