Të përfshirë në trafikun e drogës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shtetas shqiptarë, 23 dhe 32 vjeç janë arrestuar në Itali në zonën e Lugaos.

Arrestimi u bë në kuadër të një hetimi nga ministria publike dhe policia Cantonale, të kryer në bashkëpunim me shërbimet antidrogë të Policisë së qytetit të Luganos.

Kërkimet, si personale ashtu edhe në një apartament të përdorur nga të dy, rezultuan në dy të rinjtë shqiptarë posedonin kokainë dhe disa mijëra franga cash.

Të dy, sipas njoftimit për shtyp, dyshohet se kanë marrë pjesë në një trafik të madh droge. Vepra kundër tyre është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Drogat Narkotike./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 14:53