Trafiku i drogës drejt Greqisë, shkon në 10 numri i të arrestuarve, sekuestrohet 322 kg kanabis

Policia ka finalizuar operacionin “Restart” të trafikimit të drogës drejt Greqisë. Në pranga janë vënë dhe 3 shtetas të tjerë nga Korçë, ndërsa numri i  të arrestuarve ka shkuar në 10. Gjithashtu janë kapur dhe 70 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, dhe në totak është sekuestruar 322 kg.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Korçë

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tre muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe tre shtetas dhe sekuestrohen 70 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri automatike, një krëhër me municion pa leje dhe një peshore elektronike.

Shkon në 10 numri i të ndaluarve dhe në 322 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tre muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e katërt të tij, si rezultat i së cilës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, (i cili aktualisht ishte në shërbim prove).

K. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe

Z. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në fshatrat e Njësisë Administrative Pojan, Maliq, trafikimit të tyre në drejtim të shtetit grek si edhe posedonin armë pa leje, shërbimet e policisë organizuan punën, bënë lokalizimin e personave dhe ushtruan kontrolle në banesat e tyre, në fshatrat Zëmblak dhe Kurilë.

Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., forcat e policisë gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike, në banesën e shtetasit K. H., u gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krëhër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e shtetasit Z. B., janë gjetur 126 pako, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 70 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./albeu.com

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe  i municionit”.

 

 


Shtuar më 16.02.2022 08:33

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber