“Të pathënat e dhunës në Hamallaj”, gazetari: Si iu fshehën publikut disa të vërteta të frikshme!

Dy ditë më parë një sherr mes fiseve Nikolli dhe Kaçi në Hamallj të Durrësit, u kthye në kryelajm, për shkak se një prej agresorëve ishte punonjës i Gardës së Republikës, dhe prej disa vitesh punonte si shoqërues i Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Të dielën e 30 Korrikut Martin Nikolli sëbashku me disa pjetarë të tjerë të fisit të tij, ushtruan dhunë barbare ndaj fisit Kaçi, madje efektivi i gadës përveç grushteve e shkopave, ka përdorur edhe armë zjarri, por fatmirësisht nuk qëlloi mbi njerëz.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dënoi veprimin e bërë nga efektivi i gardës, ndërsa u distancua nga rasti duke theksuar se Nikolli ishte shoferi rezervë i saj.

Gjithashtu pati dhe shumë lajme të tjera në media që të jepnin përshtypjen se Martin Nikolli përveç funksionit zyrtar në letër si shofer i Lindita Nikollës, nuk kishte punuar në asnjë moment pranë kryetares së Kuvendit.

Por mbrëmjen e së martës gazetari Igli Çelmeta, ka ngritur disa pikëpyetje mbi rastin, ku sipas tij shumë të vërteta të frikshme iu fshehën publikut.

Një nga pikëpyetjet e Çelmetës që tërheq më shumë vëmendje është se efektivi i gardës atë ditë ka patur me vete jo vetëm armën e shërbimit pistoletë, por dhe një tjetër armë më të fuqishme, e cila nëse do të përdorej ngjarja do të ishte tragjike.

Por gazetari Çelmeti gjithashtu lë të kuptosh se për konfliktin mes dy familjeve ka qenë më herët në dijeni edhe drejtues të lartë të policisë si dhe të gardës.

Postimi i Çelmetës:

Të pathënat e dhunës në Hamallaj. Si iu fshehën publikut disa të vërteta të frikshme!

Ngjarja u harrua shpejt, por disa pyetje kërkojnë përgjigje.

-Efektivi i Gardës, ishte vërtetë shofer rezervë  i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla? Apo ishte një mashtrim për t’i hedhur hi syve të popullit.

-A ka punuar efektivi i Gardës si truprojë i Lindita Nikollës nga viti 2013 deri në 2017? Deri ditën që u shkarkua nga detyra pas ngjarjes së rëndë, a ka qenë shoqërues i parë i Lindita Nikollës dhe shofer familjar i kryeparlamentares duke përdorur tri makinat e saj zyrtare?

-Madje ditën e dhunës, në vendngjarje a ka qenë efektivi i Gardës me makinën e kryetares së Kuvendit Mercedes Benz S560?

– A ishte me leje vjetore efektivi i Gardës dhe se armën e shërbimit duhet ta kishte dorëzuar dhe sipas ligjit e rimerr sapo përfundon lejen?

-Ditën e ngjarjes, a është gjetur edhe një tjetër armë, automatik MP5? A është pasqyruar si provë për ngjarjen nga grupi hetimor?

– Për konfliktin e familjes Kaçi me atë Nikolla, a kanë pasur dijeni kohë më parë policia dhe Garda apo edhe drejtues madhorë të policisë?


Shtuar 1.08.2023 22:25