Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë disa foto ku shihen rrugë të mbuluara nga plehrat, ka bërë me dije një ndër ligjet e para që do të hyjë në fuqi në seancën e shtatorit në Kuvend do të jetë një paketë të re ndëshkimesh për hedhësit e plehrave në rrugë. Në një postim në Facebook Rama thekson se rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash.
“Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, ne s’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë shqipërinë e rilindur turistike! një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm”, shkruan Rama.