Të lirë! Ky shtet europian do heqë të gjitha masat kufizuese kundër Covid

Skocia nga java e ardhshme do të heqë të gjitha masat kufizuese kundër Covid-19.

Vendimi vjen pas një rrënie të ndjeshme në numrat e infektimeve të reja.

Autoritetet në Skoci kanë vendosur të lejojnë hapjen e klubeve të natës, pub-eve, mbledhjet në çdo ambient të brendshëm si dhe të heqin rregullin e distancimit fizik.

Megjithatë, qytetarëve u këshillohet që të vijojnë të punojnë nga shtëpia si dhe të kryejnë teste sa herë bëhen pjesë e aktiviteteve me shumë persona.

Edhe udhëzimet për të moshuarit që u ndalohej të mos të mblidheshin me më tepër se tre persona do të hiqen, së bashku me sportet që luhen në ambiente të mbyllura./albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 16:57