“Të kujtojmë me mall”, porositi vrasjen e bashkëshortes, kurora që Naim Murseli i la mbi varr Liridonës

Detaje të reja dalin në dritë çdo moment për krimin tronditës në Kosovë, ku Naim Murseli porosity vrasjen e bashkëshortes së tij dhe e bëri të dukej si grabitje.

Ai mori pjesë të nesërmen në ceremoninë e varrimit dhe u arrestua disa orë më vonë pasi një nga autorët e vrasjes tregoi se ishte paguar prej Murselit.

Ai madje la një kurorë me lule mbi varrin e saj, siç raporton Nacionale.

“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë” -shkruhet në mbishkrimin e kurorës me lule.
Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që të vrasë gruan, ndërkohë që si fillim thuhet se i ka dhënë 15 mijë euro.

 


Shtuar 2.12.2023 12:03