Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hotin.
Berisha tha se Hoti, ka blerë votat me lekë, duke penguar kështu votimin e lirë të qytetarëve.
Denoncimin Berisha e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë mesazhin e në qytetari, Berisha shprehet se Hoti u ka dhënë njerëzve nga 50 mijë lekë për ta votuar.
Berisha ka publikuar një fotografi që shihet e shënuar me një kryq. Sipas Berishës, Hoti për të dalluar që personat që u ka dhënë paratë kanë votuar vërtet për të, u ka thënë ta bëjnë kryqin e lakuar, si në foto.
“‘X’ me grremç eshte vote e shitur,
-te hidhet ne kosh te plehrave!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Doktor Luan Hoti po blen elektoratin me lek ne Manze. Po shperndan me njerzit e tij nga 50 milek te vjetra per person U kane then me votuar keshtu. Po te nga se foton. Tek kryqi pak me lakim Qe ta kuptojne qe jane ata qe u ka dhene leket dhe kan votuar per luan hotin”, ka shkruar Berisha./albeu.com/