Të hënën gjyqi ndaj Salianjit, zbulohet mesazhi që Alibeaj u ka nisur deputetëve demokratë

Të hënën, 4 korrik, deputeti demokrat Ervin Salianji do të zhvillohet një seancë gjyqësore ndaj Ervin Salianjit në Gjykatën e Apelit në lidhje me dosjen “Babalja”.

Për të mbështetur Salianjin, i cili rrezikon burgun, kreu I  Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj u ka nisur një mesazh deputetëve duke u kërkuar të jenë të pranishëm në sallë dhe e ka cilësuar procesin orkestrim hakmarrës politik.

Enkelejd Alibeaj sms deputeteve te PD:

Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë  politike te mazhorancës. Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit.

Kujtojmë se në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet shqyrtohet të hënën një prej çështjeve më të bujshme, që lidhet me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audio-përgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.


Shtuar 2.07.2022 20:45