Të gjithë “në këmbë”! Mali i zi përfshihet nga protestat e dhunshme (FOTO LAJM)

Mali i Zi përfshihet nga protestat e dhunshme pas inaugurimit të kreut të ri të Kishës Serbe.

Me mijëra qytetarë që janë kundër ideve të përhapura nga Kisha Serbe, kanë dalë në rrugë dhe kanë krijuar një situatë trazirash në vend.

Qindar policë janë vendosur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi rreth manastirit ku pritet të bëhet inagurimi, pikërisht për të shmangur incidentet. Pikërisht në fillim të rrugës që të çon për në manastir, pranë restorant “Belvedere”, qytetarët e Podgoricës kanë grumbulluar goma dhe kanë nxjerrë gratë në rreshtin e parë të turmës.

Kundërshtarët e kishës serbe kanë larguar disa nga gardhet metalike mbrojtëse rreth manastirit, aty ku supozohet të bëhet përurimi i Mitropolitit Joanikije dhe kanë nisur protestat. Ata kërkojnë që përurimi të mbahej diku tjetër, por Kisha ka refuzuar që të ndryshojë planet që kishte. Protestuesit janë përplasur me policinë.

Autoritetet malazeze kanë kërkuar qetësi gjatë ceremonisë së fundjavës që do të fillojë me mbërritjen në mbrëmje të së shtunës të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije, në Podgoricë. Paraardhësi i tij, Amfilohije, vdiq në tetor pasi u infektua me koronavirus.

Për 90 vite, Mali i Zi ka qenë pothuajse pjesë e Serbisë, derisa mori pavarësinë, në vitin 2006. 70% e popullsisë janë ortodoksë, shumica ndjekës të ritualeve të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa një pakicë e vogël ndjek Kishën Ortodokse Malazeze, raporton Dosja.al.

Malazezët mbetën thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë fqinje dhe Kishën Ortodokse Serbe, i cili është institucioni fetar dominues i vendit. Rreth 30% e 620,000 njerëzve të Malit të Zi e konsiderojnë veten serbë.  Kisha Ortodokse Serbe luajti një rol kyç në demonstratat e vitit të kaluar që ndihmuan në rrëzimin e një qeverie të gjatë në Malin e Zi. Autoritetet e mëparshme të Malit të Zi e çuan vendin drejt pavarësisë nga Serbia dhe sfiduan Rusinë për t’u bashkuar me NATO -n në 2017. Mali i Zi gjithashtu po kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 16:29