Të dypunësuarit, më shumë taksa: Tatimet i kërkojnë të paguajnë pas rillogaritje së të ardhurave

Punonjësit që kanë qenë të dypunësuar gjatë vitit 2020 në këto dy muajt e fundit i ka ardhur një njoftim nga Tatimet që i kujton se duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale.

Qeveria vendosi se punonjësit të cilët fitojnë para nga shumë punë njëkohësisht, pagat do t’i mblidhen në një shumë të vetme dhe do tatohet vlera e saj, jo më veçmas. Nëse një punonjës merrte 70 mijë lekë te një punë dhe 80 mijë te tjera, atij i mblidhen në 150 000. Në këtë mënyrë ai paguan më shumë tatim se sa po t’i llogariteshin veçmas pagat.

Afati i fundit për plotësimin e deklaratës ishte 25 prilli, por qeveria e shtyu afatin deri më 30 qershor. Eksperti Avni Tobla shpjegon se procesi krijoi konfuzion te qytetarët dhe kishte disa problematika.

Me ndryshimet e reja thuhet se të dypunësuarit duhet të plotësojnë deklaratën, por sistemi i plotëson automatikisht të dhënat, ndërsa qytetarët vetëm konfirmojnë./TCh

Shtuar 10.06.2021 04:06