Të dhënat zyrtare nga KQZ, sa % e popullsisë kanë votuar deri në orën 12:00 (FOTO LAJM)

Ora 07:00 shënoi hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Deri në orën 12:00, sipas KQZ kemi një pjesmarrje e cila shkon në 27.18%

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 31.97 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 14.69 për qind.

Ndërkohë, ka pasur dhe disa incidente ku 4 shtetas janë arrestuar për shkak se u kapën duke fotografuar votën.

 

Shtuar 25.04.2021 12:42