Të dënuar me burg, kapet në Tiranë 52 vjeçari për fshehje pasurie dhe një tjetër për falsifikim pasaportash

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52 vjeçar i cili rezulton i dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash.

“Arben Kacos., 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave””, njofton Policia.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 25 vjeçar i dënuar me 6 muaj burg për falsifikim dokumetash.

“Mario Prenga., 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 10.06.2021 12:10