Të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali, shpallen në kërkim 4 persona në Shqipëri

Policia e Shtetit është përfshirë në një operacion të përbashkët me policinë italiane ‘Car Wash’. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim M. B., 34-vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36-vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39-vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Wash”.

Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.

Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34-vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36-vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39-vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.

Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim”,  njofton policia.


Shtuar 14.05.2024 15:58