Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bahskëpunim me një të mitur, i vodhi disa sende me vlerë, dy turistëve gjermanë në Himarë.
Balla shprehet se Shqipëria është çertifikuar, si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, shkruan ai.
Reagimi i Ballës:
“Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.
Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj.
Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin.
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut????”, shkruan ai.