Taulant Balla publikon foton e policit të plagosur pranë Kuvendit: Sulmi ndaj uniformave është sulm ndaj shtetit

Gjatë tensioneve mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kuvendit, një efektiv ka mbetur i lënduar. Pas ngjarjes, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi duke shpërndarë një foto ku shfaqet polici i gjakosur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka dënuar aktet e dhunës ndaj efektivëve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë qëndrim të qartë kundër episodeve të tilla. Sipas tij, “gjaku i policisë është gjaku i shtetit” dhe çdo goditje ndaj punonjësve të policisë përbën goditje ndaj vetë shtetit.

Të lidhura

None found

“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna.

Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan Balla.


Shtuar 2.07.2026 11:37