Tashmë zyrtare, Kounde lojtari më i ri i Barcelonës

Jules Kounde është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës.

Klubi blaugranas ka bërë të ditur blerjen përfundimtare nga Sevilla, duke shpjeguar se francezi ka nënshkruar një kontratë për pesë sezone.

Kounde u transferua nga Sevilla në Barcelonë për shumën e 60 milionë euro dhe do të ketë një klauzolë prej 1 miliard eurosh./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.07.2022 21:56