Tashmë gjithçka zyrtare, Bennacer rinovon kontratën me Milan

Ismael Bennacer i ka dhënë fund zërave për një largim nga Milano dhe ditën e sotme ka nënshkruar rinovimin që do ta lidhë zyrtarisht me “djajtë e kuq” deri në vitin 2027, me  marrëveshjen e mëparshme që skadonte në vitin 2024.

“Shumë krenar që vazhdoj këtu”,- u shpreh pas nënshkrimit të kontratës, mesfushori algjerian.

Kontrata përfshin një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme duke filluar nga afati kalimtar veror i vitit të ardhshëm. Një zgjatje e dëshiruar shumë nga mesfushori algjerian, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një nga strumbullarët e formacionit taktik të Piolit, mesfushori perfekt i Sandro Tonalit.

Paga e Bennacer, i cili u paraqit në Casa Milan së bashku me agjentin Enzo Raiola, do të shkojë nga 1.5 milionë në rreth 4 milionë, ndërkohë që klauzola e anulimit është e vlefshme vetëm në dy javët e para të korrikut. /albeu.com


Shtuar 12.01.2023 21:28