Taravari: BDI ndihmoi Gruevskin të ik nga Dibra

Arben Taravari në emisionin në T7 të Kosovës, tha se partia e Agim Nuhiut, pra BDI, është ajo që nëpërmjet Dibrës i ka ndihmuar të ik nga shteti Nikolla Gruevki.

“Tregoni opinionit se i keni ndihmuar Gruevskit të largohet nga Maqedonia nga Dibra”, i tha Taravari, Agim Nuhiut.

Taravari tha se shqiptarët për 20 vite nuk kanë parë ndryshim dhe janë të robëruar nga BDI-ja. Po ashtu gjatë emisionit ai tha se dy muaj më parë në Tetovë janë djegur gjallë 14 persona dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje.


Shtuar 9.11.2021 22:15