Talebanët sulmojnë ish-qeveritarët afganë: U kemi gjetur paratë e vjedhura në shtëpi

Talebanët kanë nisur një fushatë të gjerë diskreditimi kundër ish-pushtetarëve afganë gjatë këtyre 20 viteve.

Sipas asaj që ata deklarojnë, rreth 12.3 milionë dollarë para dhe shufra ari janë gjetur në shtëpitë e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë afgane.

Lajmi është bërë i ditur nga Banka Qendrore, një muaj pasi talibanët erdhën në pushtet, duke denoncuar korrupsionin e regjimit të mëparshëm.

Paratë e gjetura, sipas talebanëve, vinin nga zyrtarë të rangut të lartë në qeverinë e mëparshme, si Amrullah Saleh (ish nënkryetari) dhe disa zyrtarë të sigurisë, të cilët mbanin para dhe ar në zyrat e tyre./albeu.com