“Taksi fluturuese”, Rama: Kam një marrëveshje me Air Albania, e vërteta do të triumfojë

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një takim në Dibër ka folur në lidhje me fluturimet e tij të shumta me charter, të cilat iu publikuan nga “Homeland Justice”.

Rama tha se këtë histori tani do ta dëgjoni përditë, nga mëngjesi në darkë, nga Berisha të cilit i referohet si hienë.

“Kushtet në miniera janë të larta dhe kjo nuk bën lajm. Me siguri e keni dëgjuar se unë kam një tajis që fluturon dhe u kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoi çdo ditë nga hienat, që nga mëngjesi deri në të gdhirë kanë vetëm këtë punë. Si të shfrytëzojnë këtë periudhë shumë të vështirë të Shqipërisë. Duam apo s’duam jemi të prekur nga lufta, por për fat të mirë këtu lufta nuk vret njerëz dhe shkatërron shtëpi, por ka sjell rritje të çmimit të energjisë dhe inflacion. Është e vërtetë që qysh nga 2020 kur morëm presidencën e OSBE kemi bërë një marrëveshje me Air Albania për të pasur një avion për udhëtimet e punës. Dhe marrëveshja është ripërtërirë e ndryshuar. Dhe që ta dini ju, janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen, Në fund e vërteta triumfon, jo rrena, por do hash dynjanë se rruga është e mbushur me hiena”, tha shefi i qeverise.

“Po të krahasojmë vit më vit, u kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Dmth, për një udhëtim të hienës, kostoja ishte 2.5 milionë të vjetra. Për mua, është 650 mijë lekë të vjetra. Kjo është e vërteta. Në atë taksinë që është në shërbim tim, vijnë gazetarë që s’paguajnë asgjë. S’jam vetëm unë. Janë dhe delegacionet dhe duke qenë të vogla, se nuk marrë truproja, dhe duke mos marrë hotele, marrim charter. Sot jemi qeveria e parë që nga 2013, që as unë dhe asnjë ministër nuk udhëtim në business class. Kurse për taksinë u tregova koston. Ai avion është promocion për Shqipërinë dhe kompaninë”, tha Rama ndër të tjera/albeu.com


Shtuar 28.10.2022 13:36