Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë të shkurtër ka thënë se se nuk pret shumë nga takimi midis delegacioneve ukrainase dhe ruse që dp të zhvillohet ditën e nesërme në lidhje me situatën e luftës.
“Do të them sinqerisht, si gjithmonë: nuk besoj shumë në rezultatin e këtij takimi, por le të provojnë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky.
“Dhe ndërsa djemtë tanë janë atje, presidenti është këtu, shefi i shtabit është këtu, kryeministri është këtu, ushtria është këtu, komandanti i përgjithshëm është këtu. Të gjithë do të mbrojmë shtetin dhe kufijtë tanë”, shtoi ai.
Më herët të dielën, zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes sipas orës lokale.