Pas takimit në Berlin kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Albin Kurti kanë dalë në një konferencë për mediat
Scholz tha se gjatë takimit janë diskutuar për shumë tema, ndërsa paralajmëroi vizitë në Prishtinë.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh i lumtur me bashkëpunimin e qeverive të të dy vendeve, që tha se do ta forcojë pavarësinë energjetike dhe do ta përmirësojë cilësinë e ajrit.
Kancelari gjerman përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën si çështje shumë e rëndësishme për të cilën ai tha se angazhohet vazhdimisht.
“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.
Scholz përmendi edhe bashkëpunimin rajonal duke thënë se “me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon”.
Ai përmendi katër marrëveshje të rëndësishme që tha se do të nënshkruhen këtë vit në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Projekti më i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët rajonal”, tha ai, duke paralajmëruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të personave dhe njohjen e diplomave profesionale.
“Siç e shihni, patëm shumë tema, dhe gëzohem që ato do t’i vazhdojmë në një vizitë në Prishtinë”, tha ai./albeu.com
