Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shprehet se edhe pak e ndajnë nga takimi me shqiptarët në Athinë.
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, nis turin e takimeve me Diasporën në Athinë.
Vizita e kreut të qeverisë shqiptare, vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe do të ketë në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetarët kudo në botë.