Takimi me Escobar, Meta flet për mediat

Ka përfunduar takimi mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta me të dërgurin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Pas takimit, Meta është shprehur për mediat se në lidhje me atë çfarë është diskutuar, do të ketë një deklaratë zyrtare nga Partia e Lirisë.

“Ju falenderoj për vëmendjen, do të keni një komunikatë zyrtare nga Partia e Lirisë. Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje, Përsa i takon takimit do të bëjmë një deklaratë zyrtare”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 12.04.2023 11:58