Maliqi: Ilir Metën do e keni edhe 30 vite në politikë dhe kryeministër, Rama si Esad Toptani

Deputeti Lefter Maliqi në seancën e sotme parlamentare për shkarkimin e presidentit, ka qenë kundër nismës, duke e cilësuar si një fletërrufe.

Ai deklaroi se Ilir Metën do të jetë edhe 30 vite në politikë dhe nisma për shkarkimin është e kotë, duke shtuar se do jetë dhe kryeministër në të ardhmen.

“Foli këtu si Esat Toptani (Rama) dhe flet për tradhti. Ai është kryetradhtar. Sot është një fletërrufe e dytë. Ky komision përbëhet nga deputetë që nuk do jenë më në Kuvend. Vota ime është e hapur kundër këtij akti të turpshëm. Ai që ju dha dorën dhe ju e bëtë president të jeni të bindur se pavarësisht gajasjes do e keni të paktën edhe 30 vjet në politikë. Ky masakroi me zgjedhjet e 25 prillit. Votimi i sotshëm do jot si ai i 30 qershor monist, në rresht të gjithë. Parlamenti është i kapur. Ka vepruar kundër interesave të shqiptarëve”, tha Maliqi.

Shtuar 9.06.2021 01:06