Takimi me Berishën, Meta vlerëson kandidatët e primareve: Janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinëblu.

Meta vlerësoi sërish kandidatët e dalë nga primaret dhe theksoi se opozita është e bashkuar për ndryshim.

Ai shtoi se kandidatët e primareve janë kandidatë edhe të Partisë së Lirisë dhe se Këshillat Bashkiakë do të jenë në pjesën më të madhe të opozitës.

“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”, tha ai.


Shtuar 10.03.2023 12:29